Klitschko nokauton Leapain

Wladimir Klitschko me lehtësi e nokautoi australianin Alex Leapain, dhe mbrojti titullin e kategorisë së rëndë në versionin WBO.

Sport

27/04/2014 01:32

Wladimir Klitschko e vazhdoi serinë dhjetëvjeçare të fitoreve duke mposhtur Alex Leapain me nokaut në raundin e pestë dhe mbrojti brezat e tij të kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

Ukrainasi, 38-vjeç, e rrëzoi kundërshtarin pas pak më tepër se një minute në Oberhausen, Gjermani, dhe ishte nën kontroll të ballafaqimit.

Australiani Leapai shquhet si goditës i fuqishëm, por asnjëherë nuk pati rastin t’i krijojë telashe kampionit që e dominoi meçin.

Ai kishte mposhtur Denis Boystovin në nëntor, duke u bërë kandidat nga versioni WBO. Leapai synoi të bëhej australiani i parë qe fiton titull në kategorinë e rëndë.

Mirëpo, ai nuk paraqiti kërcënim për kampionin në fuqi të versioneve WBA, IBF, WBO dhe IBO, që ka fituar në 19 ballafaqimet e fundit.