Klitschko kërkon mobilizim të ushtrisë së Ukrainës

Vitali Klitschko thërret Parlamentin e Ukrainës që të mobilizojë ushtrinë ukrainase. Kjo kërkesë e Klitschko bëhet në kohën kur Parlamenti i Rusisë ka miratuar angazhimin e forcave të armatosura ruse në territorin ukrainas.

Bota

01/03/2014 16:34

Politikani ukrainas, kampioni botëror në boks, Vitali Klitschko, ka kërkuar sot mobilizim të ushtrisë, pasi që Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë, ka miratuar angazhimin e forcave të armatosura ruse në territorin ukrainas.

“Parlamenti duhet të kërkojë nga komanda kryesore armatës një mobilizim nacional të ushtrisë për shkak ta agresionit rus në Ukrainë”, ka thënë Klitschko, raporton AFP.

Kreu i partisë UDAR (Goditja), i cili ka qenë njëri ndër liderët e kampit anti-Yanukovych, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB’së që të thërret një mbledhje urgjente për krizën në Ukrainë.