Klitschko – Joshua, caktohet data e revanshit

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i kampionit të botës në peshat e rënda Anthony Joshua, ka deklaruar sot se revanshi mes britanikut dhe rivalit ukrainas Wladimir Klitschko mund të zhvillohet më 11 shtator, në Las Vegas.

Sport

25/07/2017 21:15

Palët duket se kanë arritur marrëveshjen për t’u përballur sërish në ring pas duelit të 29 prillit, ku Joshua fitoi në Londër ndaj Klitschko me “KO” teknik në raundin e 11-të, në një nga sfidat më të bukura të historisë së boksit.

Klitschko kishte në kontratë të drejtën e revanshit, por nuk donte që sfida të zhvillohet sërish në Britaninë e Madhe.

Hearn ka thënë se me të në udhëtimin e zhvilluar në Amerikë ka qenë edhe Joshua, që ka firmosur dokumentet e nevojshme për të zhvilluar këtë duel në Las Vegas, ku nuk ka dueluar asnjëherë në karrierën e tij, njofton telesport.

“Kemi bërë disa takime për të saktësuar vendin ku do ta zhvillojmë sfidën këtu në Las Vegas. 11 nëntori është data ku kemi rënë dakord, por do të na duhen edhe 2-3 javë që të saktësojmë të gjitha detajet. Të gjithë ne mendojmë se Las Vegasi është vendi i përkryer për ta zhvilluar këtë sfidë të dytë. Le të kryqëzojmë gishtat që 11 nëntori të konfirmohet”, tha Hearn.