Klitschko fitoi 4.5 milionë euro

Shuma e parave që ka fituar Wladimir Klitschko pas fitores në duelin e mbrëmshëm kundër Kubrat Pulev është hiq më pak se 4.55 milionë euro.

Sport

16/11/2014 12:13

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko fitoi duelin e mbrëmshëm kundër bullgarit, Kubrat Pulev, duke e mbrojtur titullin e Kampionit të Botës.

Ai ëshët lider i padiskutueshëm, pasin ka mbrojtur titullin e Kampionit të Botës, për plotë 17-të herë.

Pas triumfit në duelin e mbrëmshëm, ai ka fituar hiç më pak se 4.55 milionë euro, duke shtuar kështu pasurinë e tij e cila është mjaft e madhe.

Duelin në fjalë, Klitschko e fitoi në mënyrë më të lehtë se që është pritur, pasi e nokautoi kundërshtarin në raundin e pestë.