Klitschko e lë boksin për politikë

Kampioni i botës i kategorisë së rëndë në boks, Vitali Klitschko ka dorëzuar brezin e versionit WBC dhe ka thënë se nuk pritet të luftojë më, sepse do të përqendrohet plotësisht në politikë. The World Boxing Council e ka shpallur atë ‘kampion meritori’ që i mundëson atij që në mënyrë direkte të sfidojë një kampion…

Sport

17/12/2013 13:50

Kampioni i botës i kategorisë së rëndë në boks, Vitali Klitschko ka dorëzuar brezin e versionit WBC dhe ka thënë se nuk pritet të luftojë më, sepse do të përqendrohet plotësisht në politikë.

The World Boxing Council e ka shpallur atë ‘kampion meritori’ që i mundëson atij që në mënyrë direkte të sfidojë një kampion të ri nëse dëshiron të rikthehet në ring.

Por, 42-vjeçari, i cili është lider i opozitës në Ukrainë, ka thënë: “Ajo është diçka që tani më nuk e paramendoj. Përqendrimi im është në politikë në Ukrainë dhe ndjej se në këtë fushë njerëzit kanë më tepër nevojë për mua”.

Klitschko fitoi 45 nga 47 meçet e tij si profesionist, 41 me nokaute, kurse një prej humbjeve kontroverse i erdhi nga britaniku Lennox Lewis më 2003. Vëllai i tij më i ri, Wladimir mban brezat e tjerë të kategorisë së rëndë.