Klitchko sulmohet gjatë protestave në Ukrainë

Një numër i protestuesve u bënë të dhunshëm ndaj Klitchkos, i cili mbante një megafon të kuq, dhe u bënte thirrje atyre ta ndalnin dhunën. Ai u sulmua me sprejnë fytyrë, megjithëse nuk qe e qartë nëse ky sulm erdhi nga protestuesit apo policia.

Bota

22/01/2014 22:00

Secili boksier që futet brenda litarëve në ring merr një rrezik të madh mbi vete. Ish kampioni botëror i peshave të rënda në boks, Vitali Klitchko, një President i mundshëm i Ukrainës në të ardhmen, është duke e vënë jetën e tij në rrezik çdo ditë, jashtë këtyre litarëve, me shpresën për ta nisur një reformë demokratike në shtetin e tij.

Klitchko udhëhoqi një grup prej rreth 10 mijë protestuesish të dielën në Sheshin e Pavarësisë në Kiev në protestë kundër ligjeve të reja që shpallin të paligjshme protestat në këtë vend. Klitcho u tha medieve se i frikësohet mundësisë së një lufte civile në Ukrainë.

Partia e Klitchkos, Aleanca Demokratike për reforma në Ukrainë, është e brengosur rreth përpjekjeve të qeverisë për t’i këputur lidhjet e Ukrainës me BE’në dhe për të kërkuar lidhje më të ngushta me qeverinë ruse të Putinit. Ai ka kërkuar protesta paqësore kundër presidentit të Ukrainës, Viktor Janukovich. Megjithatë, një numër i vogël i protestuesve u bënë të dhunshëm ndaj Klitchkos, i cili mbante një megafon të kuq, dhe u bënte thirrje atyre ta ndalnin dhunën.

Ai u sulmua me sprejnë fytyrë, megjithëse nuk qe e qartë nëse ky sulm erdhi nga protestuesit apo policia.

Klitchko, i cili kishte humbur në garën e mëparshme, po shihet si kandidati kryesor për President të Ukrainës në zgjedhjet e vitit 2015.

Liderët opozitarë, në orët e vona të mbrëmjes, u kanë bërë thirrje protestuesve që të përmbahen nga ndonjë përleshje me policinë gjatë 24 orëve të ardhshme, pasi së paku dy protestues janë vrarë gjatë konfrontimeve direkte me organet e rendit.

Duke dalë nga një takim treorësh me Presidentin Viktor Janukovich të mërkurën në mbrëmje, lideri opozitar Arseniy Yatsenuk tha se i kishte dhënë Presidentit një ditë afat që të lëvizë për ta zgjidhur krizën politike ose të përballet me zemërimin popullor.