Klinsmann, trajner i klubit të njohur …

Jurgen Klinsmann mund të angazhohet në Premierligë.

Sport

30/09/2016 15:34

Trajneri gjerman i kombëtares së SHBA-së, Jurgen Klinsmann, pritet të rikthehet në kontinentin europian për të drejtuar një skuadër në Premier Leaguen angleze.

Daily Star ka shkruar se “Swansea City është në kërkim të një trajneri të ri pasi skuadra është në një krizë rezultatesh nën drejtimin e italianit, Francesco Guidolin”, përcjell “Albeu.com”.

Kandidatë të tjerë për të marrë drejtimin e skuadrës së Swanseas janë edhe Ryan Giggs dhe Bob Bradley.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.