Klinika Onkologjike e QKUK-së përfiton donacion 1 milion euro

Klinika Onkologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka përfituar donacion mbi një milion euro nga Fondacioni Project Hope.

Lajme

21/04/2018 16:58

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka përfituar donacionin e radhës nga fondacioni Project Hope, kontingjent ky që përfshin barna kemoterapeutike dedikuar për Klinikën e Onkologjisë mjekësore në QKUK”.

“Vlera monetare e donacionit të dedikuar për Klinikën e Onkologjisë mjekësore është 1,067,448.49” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, e cila ka shprehur falënderimin për fondacionin Project HOPE për donacionin e dhuruar./Lajmi.net/