Klinë: I grabit 600 euro e dy zinxhirë ari, policia e arreston

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull shqiptar pasi i njëjti dyshohet se i ka grabitur një femre 600 euro dhe dy zinxhirë prej ari.

Lajme

31/10/2017 09:50

Rasti bëhet e ditur se ka ndodhur të dielen pas mesnate në fshatin Dolc të Klinës, ndërsa i dyshuari kishte sinjalizuar me drita që të ndalet një veturë dhe pastaj nga viktima femër shqiptare ka grabitur çantën e krahut me dokumente personale si dhe gjërat e lartëcekura.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.