Klinaku: Isufi e Bulliqi dikur ishin komikë, Ramushi i bëri tragjikomikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur për krijimin e një komisioni të ri për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Lajme

22/09/2017 23:07

Kryesues i Komisionit është ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi. Ndërsa, anëtar është edhe Florim Isufi.

Bulliqi e Isufi ishin zërat më të zëshëm kundër Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Këta dy emra vazhdojnë të jenë optimistë se do të arrijnë të vërtetojnë se Kosova ka humbur territor të cilin e ka fituar me Mali i Zi me marrëveshjen e vitit 2015.

Me këta dy emra ka ironizuar përmes profilit të tij në Facebook, anëtari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku. Sipas tij, “Isufi e Bulliqi dikur ishin vetëm komikë, tash Ramushi i ka bërë tragjikomikë”!