Klienti hedh kafen e nxehtë në fytyrën e menaxherit për shkak të çmimit të lartë

Një burrë është filmuar në kamera duke hedhur kafe të nxehtë në fytyrën e menaxherit të McDonald's.

Fun

27/05/2018 23:41

Policia njoftoi se ai shkoi në pikën që ndodhet në Uashington dhe kërkoi një kafe.

Ai u zemërua kur zbuloi se çmimi i saj ishte 97 cent. Sipas Dailymail, menaxheri i tha policisë se e derdhi dhe kërkoi një të dytë.

Personi, identiteti i të cilit nuk dihet bëri veprim të rëndë ndaj menaxherit që i kërkoi të largohet.

Largimi i tij u shoqërua me hedhjen e kafesë së nxehtë në fytyrën e menaxherit të McDonald’s.