Kleriku mysliman kërkon të bombardohen të gjitha grupet militante

Një klerik i shquar mysliman ka thënë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që po bombardon kryengritësit e grupit militant Shteti Islamik, duhet ta zgjerojë hapësirën e veprimit dhe të përfshijë edhe grupe tjera militante që po ia humbin shkëlqimin fesë islame.

Bota

03/12/2014 16:21

Shteti Islamik, që konsiderohet të jetë degë e Al-Kaida, ka marrë një hapësirë të madhe në Irak dhe Siri, njofton REL.

“Koalicioni ndërkombëtar duhet të përdorë të gjithë energjinë materiale dhe morale që ta çrrënjosë këtë terrorizëm, me të gjitha manifestimet e tij, doktrinat dhe shkollat”, ka thënë sheiku më i madh i xhamisë më të madhe Al Azhar në Kairo, Ahmed al-Tayeb, gjatë një konference kundër ekstremizmit.

“Nëse e bën këtë, koalicioni së pari do t’i mbrojë njerëzit e vet e më pas edhe ata të lindjes”, ka thënë al-Tayeb.

Xhamia Al-Azhur është njëra nga qendrat më të nderuara në botë për mësimin islam sunit.