Klea tregon vesin më të keq të Elgitit

Klea Huta dhe Elgit Doda janë çift shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

12/11/2018 11:34

Klea dhe Elgiti janë në mesin e çifteve më të komentuara në shtypin rozë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Klea ishte e ftuar në “Thumb”, ku ndër të tjera zbuloi një ves të keq të Elgitit, që asaj nuk i pëlqen aspak.

“Gjëja që më acaron më së shumti tek Elgiti, të jep fjalën për diçka:”Po ta bëj ç’ke”. Unë i them po kur do e bësh se s’ke kohë. “Jo do ta bëj”- thotë dhe nuk e bën, bëhet fjalë për një këngë që kemi dy vjet që e kemi projektuar për ta nxjerrë. Ngaqë e ka dëgjuar për dy vjet rradhazi i është mërzitur”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/