Klea Huta rikthehet fuqishëm në muzikë

Klea Huta ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e saj.

ShowBiz

20/04/2018 16:40

Këngëtarja po rikthehet në tregun muzikor dhe tashmë ka gati projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, Klea kishte njoftuar se bashkë me Elgitin po punojnë shumë për ta finalizuar projektin e saj muzikor.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka njoftuar të gjithë se tashmë kënga është përfunduar dhe shumë shpejt do të jetë në duart e fansave të saj.

“Bla bla bla” do të titullohet kënga e re nga Klea, e cila vjen shumë tërheqëse në videoklipin, e veshur në të bardha.

“? le të themi se është gati ?”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa presim të shohim se çfarë ka përgatitur ajo pas pauzës dy vjeçare në këtë profesion. /Lajmi.net/