Klaudia Pepa në klipin e Stevie Wonder (VIDEO)

Sikundër pritej, më në fund është publikuar klipi i Stevie Wonder, ku ka si protagoniste balerinën shqiptare Klaudia Pepa.

ShowBiz

30/01/2016 10:17

Bëhet fjalë për “Carry On”, një bashkëpunim i Mao Ottayeck dhe Stevie Wonder, një këngë e vitit 2009, klipi i së cilës është ripunuar, duke shfaqur në të Klaudia Pepa.

Me regji të Nicola Paparusso dhe produksion nga MYF, klipi shfaq një Klaudia super sensuale, e mishëron një balerinë me karakter të fortë të një balerinë, që kërkon të përmirësojë vetveten, ashtu siç është dhe teksti i këngës.

Një balerinë që nuk dorëzohet kurrë dhe që shfaqet me një pasion të zjarrtë për baletin, një koreografi mbresëlënëse. Në fund të klipit, regjisori francez Nicola Paparusso, bën një falënderim të veçantë për Klaudian, ku e quan një balerinë të shkëlqyer, që frymëzon. /albeu

YouTube player