Klaudia Pepa moderatore e ‘Kënga Magjike’: Mezi po pres

Klaudia Pepa do të jetë pjesë e festivalit të këngës ‘Kënga Magjike.

ShowBiz

08/11/2018 08:37

Javën e kaluar është konfirmuar pjesëmarrja e Klaudia Pepës në ‘Kënga Magjike 20’, shkruan lajmi.net.

Ndërsa një eksperiencë e re si kjo për të ka qenë shumë e mirëseardhur.

Në 20-vjetorin e festivalit “Kënga Magjike” balerina e njohur Klaudia Pepa do të kthehet në rolin e moderatores.

Këtë lajm e dha të dielën gjatë spektaklit “E diela shqiptare” vetë moderatori Ardit Gjebrea.

Ndërsa tani vet balerina seksi ka zgjedhur t’i thotë disa fjalë.

‘’ Pershendetje miq.Si ju duket lajmi i Festivalit Kenga Magjike? Kenga Magjike ka qene gjithmone nje pjese e bukur e jetes time,kam marre pjese shpesh si balerine dhe enderroja qe nje dite te isha prezantuese dhe balerine ne te njejten kohe dhe ja…Faleminderit Stafit dhe Ardit Gjebreas. Faleminderit familjes time qe beson gjithmone tek une !E lumtur qe do jem afer jush.Mezi pres’’, ishin fjalët e saj pranë postimit.

Duke marrë parasysh se Klaudia ndiqet nga shumë njerëz dhe publikon foto joshëse, mezi po presin ta shohin si moderatore në këtë festival./Lajmi.net/