Karikatura që tregon se si e zbriti nga froni Messin e Ronaldon

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e martë është mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, i cili u shpëblye me çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit.

Sport

25/09/2018 17:07

Kundërshtarë të Modricit për këtë çmim ishin Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Ronaldo dhe Messi nuk morën pjesë në këtë ceremoni me arsyetimin se në mesjavë kanë ndeshje dhe duhet të përgatiteshin për to. Mungesa e tyre është kritikuar mjaft shumë, madje edhe nga një zyrtar i FIFA-s, i cili tha se këta të dy janë duke e zhvlerësuar futbollin pa vetëdije.

Messi nuk kishte qenë fare pjesë e listës së ngushtë për këtë çmim, gjë që ka ndodhur për herë të parë pas 12 viteve, ndërsa Ronaldo ishte mposhtur për të njëjtin çmim nga UEFA nga ish-bashkëlojtari i tij, Modrici.

Modrici, duke e fituar çmimin për lojtarin më të mirë të vitit, i ka dhënë kështu fund dominimit të Messit dhe Ronaldo gjatë dhjetë viteve të fundit. Në karikaturën e Goal.com, ai shihet me trofeun në dorë, duke pyetur karriget e Messit dhe Ronaldos se kush është lojtari më i mirë në botë tani.

“Luka Modrici e fitoi çmimin për lojtarin më të mirë të FIFA-s të hënën, por në këtë ceremoni në Londër, mungesa e dy personave ishte e vërejtshme”, shkruan Goal.com.