KK i Malishevës, i lejon maturantët të shkojnë në ekskursione jashtë vendit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente dhe në këtë mbledhje, KK i Malishevës ka shfuqizuar vendimin e vitit të kaluar, përmes së cilit, ju ishin ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.

Lajme

17/04/2018 13:30

Vitin e kaluar, Kuvendi i Komunës së Malishevës, me vendimin nr.02/296, i miratuar në mbledhjen e Kuvendit të Komunës me datë:19.07.2017, ju kishte ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.

Në nenin e parë të këtij vendimi, thuhej: Miratohet kërkesa e anëtarëve të Kuvendit për ndalimin e ekskursioneve rekreative jashtë Republikës së Kosovës, për maturantët e shkollave të mesme të larta në Komunën e Malishevës.

Me 27 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, kanë shfuqizuar vendimin e mëparshëm, duke e konsideruar të padrejtë dhe në të njëjtën kohë, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, gjatë diskutimeve dhe deklarimeve të tyre, kërkuan  që të udhëzimet e MASHTK, për organizimin e ekskursioneve të zbatohen në përpikëri./Lajmi.net/