Kjo është fotografia më e pëlqyer ndonjëherë në Instagram

Fotografia më e pëlqyer në Instagram nuk është më ajo e martesës së Kim Kardashian me Kanye West.

Fun

29/06/2015 18:15

Siç edhe e shihni më poshtë, kjo fotografi ka 2.4 milionë pëlqime.

Fotografia që ua ka kaluar këtyre të dyve me pëlqime është një e re. Ajo është fotografia e gjysmë-motrës së Kim, Kendall Jenner – e cila është fotografuar duke qëndruar e shtrirë me flokët e saj të rregulluara në forma të zemrës, transmeton Lajmi.net. Kjo fotografi tani ka 2.6 milionë pëlqime, të cilat vazhdojnë të shtohen.