Kjo video frymëzuese tregon edhe një herë se dashuria mund gjithçka

Mesazh dashurie, motiv frymëzimi për jetën. Kjo video është parë më shumë se 3.6 milion herë në Instagram, kur ky burrë puth bashkëshorten e tij.

Lifestyle

10/09/2017 14:10

Laura Browning Grant 32 vjeçe dhe Jonathan Grant 36 vjeç, u martuan në vitin 2012. Jonathan është pjesë e marinës detare, i cili ka marrë pjesë dy herë në luftën në Irak dhe një herë në Jemen.

Pas kthimit në shtëpi, në Karolinën e Veriut, ai u përfshi në një aksident, i cili i ndryshoi krejtësisht jetën. Jonathan i mbijetoi dëmtimit në tru, i cili e la në koma.

Askush nuk mund ta dinte nëse do të fliste apo ecte sërish. Ai qëndroi në koma për 61 ditë.

Laura, bashkëshortja e tij, e la studion Pilates ku punonte, dhe vendosi të qëndron me Jon çdo ditë. Tani ajo shpenzon 10 orë në ditë në qendrën e rehabilitimit bashkë me të shoqin.

Jon po bëhet çdo ditë e më mirë, por ai ende nuk mund të flasë.

Kur e lija spitalin në fund të ditës, mendoja: Më mungon bashkëshorti im, thotë Laura.

Puthja e çiftit u bë virale falë shpërndarjes dhe mesazhit njëherësh që transmetoi Laura, si një çast special mbi të gjitha.

Por Jon ka ende shumë rrugë për të bërë.