Kjo video do t’ua ndryshojë mënyrën se si ushqeheni

A e pyesni ndonjëherë veten se çfarë na bën të formojmë zakone të pashëndetshme kur është fjala për mirëqenien tonë fizike? A ka diçka më shumë se vetëm ngrënia e asaj çfarë ne preferojmë? A është e vërtetë se njerëzit e shëndetshëm preferojnë vetëm ushqime të shëndetshme, përderisa të tjerët preferojnë ushqime të pashëndetshme?

Lifestyle

17/06/2015 19:21

Duket se shumica e ushqimit të cilin njerëzit e konsumojnë në mënyrë të rregullt është jashtëzakonisht varës, dhe shumicën e kohës zakonet e tyre të ngrënies fillojnë të zhvillohen qysh në moshë shumë të re.

Shumë studime tregojnë se sheqeri në veçanti mund të jetë aq varës sa heroina, por shumë prindër thjeshtë nuk janë në dijeni të kësaj, transmeton Lajmi.net.

Përderisa të gjithë prindërit e dëshirojnë më të mirën për fëmijët e tyre, ata shpesh nuk i kuptojnë dëmet që i shkaktojnë duke zgjedhur që t’i ushqejnë ata me disa ushqime.

Nëse fëmijët ushqehen me dieta të larta në sheqer, sodium dhe ushqime të përpunuara qysh në moshë të re, atëherë ka shumë shanse që këto zakone të ngrënies t’i përcjellin ata deri në moshën madhore, dhe përfundimisht kjo do të kalojë edhe tek fëmijët e tyre pastaj. Pse të mos e thyeni këtë cikël të dëmshëm?

Videoja më poshtë tregon fuqishëm saktësisht se çfarë mund të ndodhë kur nuk i kushtoni rëndësi të ushqyerit të shëndetshëm, transmeton Lajmi.net.

Si mund t’i bëni fëmijët që të hanë shëndetshëm?
Nëse mundeni, përpiquni që t’u largoheni ushqimeve artificiale dhe të përpunuara – dhe sheqerit, sa më shumë që të jetë e mundur. Përpiquni që t’u jepni atyre lëngje të freskëta në vend se të blini lëngje me sheqer në dyqan, dhe mësoni ata të hanë fruta dhe perime.

Mësohet gjithashtu nga shumë studime se, nëse i përfshini fëmijët në përgatitjen e ushqimeve të tyre, ata kanë më shumë gjasa që të duan t’i hanë ato më pas, transmeton Lajmi.net.

Jepu atyre një shumëllojshmëri ushqimesh për t’i zgjedhur për t’i ngrënë. Më e rëndësishmja është që ju të hani ushqime të shëndetshme dhe më pas fëmijët do të ju ndjekin.