Kjo veshje që mbani çdo ditë po ju dëmton shtyllën kurrizore (FOTO) – Lajmi.net
Kjo veshje që mbani çdo ditë po ju dëmton shtyllën kurrizore (FOTO)
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 0:13, 17 March 2017
Këpucëve me taka prej vitesh u fajësuan si shkaku kryesor i pasojave negative te shtylla kurrizore. Por vitet e fundit kjo gjë u hodh poshtë dhe ndërkohë u zbulua një tjetër armik: xhinset e ngushta.

Një studim i BCA-së (British Chiropractic Association) paraqet një listë me pesë veshjet dhe aksesorët më të dëmshëm për shpinën.

Për habi të të gjithëve, xhinset më të preferuara ndodhen në vend të parë, të ndjekur nga çantat XXL, xhupat me kapuç me gëzof, takat e larta dhe në fund sandalet e larta.

Një vend i parë për një veshje që na surprizon, por nëse mendohemi mirë nuk është dhe aq habitëse. Sipas ekspertit të pyetur për këtë studim, Tim Hutchful, ky model që qëndron si një lëkurë e dytë, pengon lëvizjet e trupit, në veçanti në nivelin e ijëve dhe të gjunjëve. Pjesë që kanë një influencë të drejtpërdrejtë në pozicionimin e shpinës.

Por në këtë situatë ngrihet një pyete. A duhet të hiqen xhinset e ngushta nga gardëroba? Një masë radikale që shumë nuk do të guxonin ta bënin. Por mos u merakosni, BCA propozon një zgjidhje. E rëndësishme është të ndryshoni kënaqësitë… ose stilet! Fillimisht nuk duhet të vishni këto xhinse gjithë javën. Por mbi të gjitha duhet t’i alternoni me veshje të lehta dhe të rehatshme, më të gjera.

 

Fjalët kyçe: xhinset

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play 8 Ball Pool
  • Play World Soccer Champion
  • Play Berry Rush