Kjo vajzë iu tregon pse nuk duhet t’i besoni fotografive seksi në Instagram (Video)

Kjo është e gjitha në lidhje me këndin.

Fun

17/03/2017 20:06

Askush nuk del nga rruga që të postojë fotot e tij pa lajka në mediat sociale – dhe hej, pa hijëzim. Por tendenca për të postuar vetëm fotot tuaja më të përsosura krijon një ndjenjë të realitetit të rremë, ku të gjithë ju shohin si të përsosur. Rezultati: reflektimi juaj i pafiltruar kurrë nuk e matë pamjen.

Kjo është arsyeja pse në Australi – bazuar në stilin e jetës së blogeres dhe Bikini Body Guide (BBG) vajza Madalin Giorgetta po vendosë vërtetë rekord: Ajo kohët e fundit ka postuar një video që dëshmon se mënyra si i përthyeni vithet tuaja në mënyrë drastike mund të transformojë pamjen, nuk ka nevoë për Photoshop:

Në fillim të videos së saj, ajo formon një hark në pjesën e pasme të trupit dhe nxjerr të pasmet, duke theksuar hapsirën mes këmbëve gjë që e bën të duket beli i hollë, duke krijuar një formë shumë të ekzagjeruar të ‘orës me rërë’. Ngadalë, ajo lëvizë legenin e saj para, e cila zgjëron pamjen e belit dhe e mbyll hendekun mes kofshëve të saj.

Në titull, Madelin pranon se ajo përdor filtra dhe Facetune, aplikacionin për montim që zbut joperfekcionizmin, dhe po, ajo tenton të pozojë ku ka ndriçim të mirë dhe nxjerr këndet e saj më tërheqës. Por armiqtë që e akuzojnë atë për photoshopping të formës së saj janë larg realitetit. “Unë kurrë nuk përdorë Photoshop për të ndryshuar formën e trupit tim”, ka shkruar ajo. “Ka mjaft imazhe mashtruese në lidhje me trupin e femrës por unë nuk e bëj këtë”.

Pastaj, Madelin shkruan për postimet e rreme të transformimit që të gjithë dhe nënat e tyre i kanë postuar në Instagram – duke paraqitur të njëjtin person në këmbë me bark të sheshtë, pastaj ulur me bark të madh. “Më pëlqen të shikoj këto foto në faqen time sepse më kujton se ne të gjithë kemi këndet tona më të mira që kemi zgjedhur për t’i shpërndarë. Vajzat që shikoni në Instagram nuk ecin përreth me këmbë të shtrembëruara dhe të pasme të ngritura dhe bark të palosur gjatë gjithë kohës”!

Kjo është një kujtesë e mirëpritur se përsosmëria është një fasadë, kështu që herën tjetër që ju shikoni në pasqyrë mos harroni: Ju jeni “Instagram – i denjë”, pa marrë parasysh sa qëndroni.