Kjo vajzë ia ‘rrëmbeu’ zemrën Flori Mumajesit

Pas suksesit që pati, të shumtë janë ata që kanë filluar të realizojnë covera me këngën ‘’Plas’’.

ShowBiz

12/12/2018 09:54

Nuk është e vetmja Elhaida Dani ajo e cila ka bërë cover me këngën e Flori Mumajesit, shkruan lajmi.net.

Vajza e talentuar Klea Qutra e ka realizuar po ashtu një cover me këtë projekt muzikor, kështu edhe ia ka ‘rrëmbyer’ zemrën vetë protagonistit kryesor të këngës.

Ishte vetë Flori ai i cili shihet në një video duke e dëgjuar këngën e Klea-s, vajzës e cila është e talentuar edhe në piano.

‘’Shumë i dashur ky cover’’, ka shkruar fituesi i ‘’Këngës Magjike’’ pranë videos./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrOnrZIjnpY/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BrFuPWuFIrB/?utm_source=ig_embed