Kjo vajzë është “alergjike” nga qëndrimi në këmbë

Claudia Powell ishte si çdo vajzë tjetër adoleshente. Por një vit më parë 20-vjeçarja filloi të ketë dhimbje ekstreme në pjesën e legenit.

Lifestyle

13/03/2016 19:23

Ajo shkoi te gjinekologu dhe u diagnostikua me “Endometriozë”. Powell vuan nga një sindromë e njohur ndryshe si POTS, e cila në terma bazë do të thotë se ajo është “alergjike ndaj të qëndruarit në këmbë”.

Për t’i ndihmuar pacientët si ajo që të përballen me efekte të mëdha negative, zonjusha Powell, ka krijuar  blogun “Sick & Tired – Të jetosh me sëmundje kronike në moshën 19-vjeçare. Në këtë mënyrë ajo shpreson që të ndajë  historinë e saj me të tjerët për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me sëmundjen.

POTS është një formë e intolerancës ortostatike që është e lidhur me praninë e takikardisë (rrahje të shpeshta të zemrës), tensionit të ulët dhe shumë simptomave të tjera që vijnë nga qëndrimi në këmbë.

EXOFCJfl