Kjo vajzë do t’i bëjë konkurencë të fortë Kidës?

Këngëtarja Orhidea Latifi- Kida ka arritur një famë të madhe me projektet muzikore dhe stilin e veçantë që ka.

ShowBiz

25/02/2018 18:08

Por asaj po i vjen një konkurente e fortë me po të njëjtin stil dhe zë të mahnitshëm, shkruan lajmi.net

Vajza e cila u bë së fundmi pjesë e ‘On Records’ e që quhet Rina, e ka një zë të mahnitshëm dhe ani pse e re në moshë është shumë seksi.

Ajo dhe Kida, duke qenë pjesë e një kompanie kanë raporte shumë të mira mes vete por nëse do t’i mbajnë këto raporte edhe pas suksesit që Rina pritet ta arrijë pas publikimit të projektit të parë mbetet të shihet.

Projekti i saj muzikor ka kohë që po paralajmërohet ndërsa pritet të vijë shumë shpejt./Lajmi.net/