Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur?

Lifestyle

21/09/2018 18:25

Atëherë ju themi se kjo recetë japoneze bën për ju. Për këtë tortë do t’ju duhen vetëm tre përbërës dhe më pas do ta keni shumë të thjeshtë për ta pregatitur. Koha për pregatitjen e tortës është 1 orë.

  1. Përbërësit:
  2. 120 gr krem djathi i pakripur
  3. 120 gr çokollatë e bardhë (ose e zezë, sipas dëshirës)
  4. 3 vezë

Përgatitja:

Thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga e bardha. Vendosni të bardhën e vezës në frigorifer dhe ngrohni furrën në 170 gradë. Merrni 120 gramë çokollatë të bardhë dhe shkrijeni atë në avull. Pasi të shkrihet plotësisht shtoni kremin e djathit. Shtoni të verdhat e vezës dhe më pas përziejini me një lugë. Më pas, shtoni të bardhën e vezëve në një enë dhe përziejini deri sa të bëhen shkumë. Më pas shtojini në pregatitjen e mëparshme.

Një tigan apo tavë për pjekje me diametër 14 cm yndyroseni (lyejeni me pak gjalpë). Hidhni në të përzierjen. Më pas merrni një tigan pak më të madh dhe shtoni pak ujë. Futeni në furrë dhe piqni kekun në 170 gradë për 15 minuta. Fikeni furën dhe lëreni tortën të qëndrojë aty, në nxehtësinë e sobës edhe për 15 minuta të tjera.

Më pas nxirrni tortën nga furra dhe lëreni të ftohet. Atë mund ta spërkatni me sheqer pluhur, për të marrë më shumë shije. Ju bëftë mirë