Kjo teknikë e lashtë japoneze vret stresin në pesë minuta

Është konsideruar si sëmundja e shekullit, pasi ka marrë shumë jetë njerëzish! Stresi shfaqet në forma të ndryshme dhe kërkon trajtim të menjëhershëm.

Lifestyle

09/03/2018 14:45

Artikulli i sotëm do t’ju mësojë një teknikë të vjetër japoneze, që ju ndihmon të gjeni qetësinë dhe relaksin, si dhe të zvogëloni stresin dhe shenjat e tij.

Hulumtuesit kanë gjetur një lidhje të fortë mes stresit kronik dhe çrregullimeve emocionale dhe fizike, siç janë ankthi, depresioni, presioni i lartë i gjakut, goditja në tru, sulmi në zemër, sistemi i dobët imunitar etj. Stresi mund të çojë në zhvillimin e shumë sëmundjeve të tjera të rënda.

Duhet thënë në fakt, se pothuajse të gjithë njerëzit në periudha të ndryshme përjetojnë stres, për shkak të stilit të jetesës. Nëse përballeni vazhdimisht me situata stresuese, ju rrezikoheni seriozisht sëmundje serioze.

Ekziston një numër metodash që mund t’ju ndihmojnë të ulni stresin. Disa prej tyre përfshijnë masazhin e rregullt, stërvitjen, meditimin, yoga etj.

Por, ne do t’ju paraqesim një teknikë të vjetër japoneze (të vetë-relaksimit), e cila është tepër efektive. Ju mund ta praktikoni atë kudo, pasi zgjat jo më shumë se 5 minuta.

Para se të diskutojmë detajet e kësaj teknike të lashtë, duhet të përmendim se çdo gisht përfaqëson një lloj ndjenje ose emocioni të ndryshëm:

– Gishti i vogël mund t’ju ndihmojë të reduktoni stresin, të përmirësoni vetëvlerësimin dhe optimizmin tuaj.
– Gishti i unazës mund t’ju ndihmojë të eliminoni depresionin dhe gjendjen melankolike.
– Gishti i mesëm mund t’ju ndihmojë të rregulloni emocionet, ndjenjat e hidhërimit dhe zemërimit.
– Gishti tregues mund t’ju ndihmojë të largoni frikën.
– Gishti i madh mund t’ju ndihmojë të luftoni shqetësimin dhe ankthin.

Ajo që duhet të bëni është:

Qëllimi kryesor i kësaj teknike është të krijojë ekuilibrin e të gjitha forcave të kundërta energjike të pranishme në trupin tuaj.
Me njërën dorë, mbështillni gishtin e dorës tjetër dhe e bëni këtë veprim për çdo gisht. Sugjerohet më pas të mbështillni dy gishta, duke i kombinuar dhe të ndjeni pulsin. Kryeni të njëjtin veprim për gishtat e dorës tjetër (për 60 minuta). Praktikimi i kësaj teknike, mund të reduktojë ndjeshëm stresin./Shije.al