Kjo teknikë do të iu ndihmoj të flini për 60 sekonda

Sigurisht që shumë nga ju keni probleme me gjumin çdo natë dhe bëni shumë rrotullime në shtrat deri sa të flini, por një ekspert gjumi ka zbuluar një metodë interesante dhe shumë të thjeshtë si të flini shumë shpejtë.

Lifestyle

07/11/2018 19:58

Dr.Andrew Weil ka zbuluar një metodë interesante nepërmjet së cilës ai pretendon se do të flini brenda 60 sekondash, transmeton lajmi.net

Teknika quhet 4-7-8 sipas ciklit të frymëmarrjes dhe duhet të përsëritet dy herë në ditë për 60 ditë, që pastaj të keni më lehtë me gjumin dhe të mposhtni stresin që nuk ju lejon të flini.

Por, sipas doktorit, kjo mund të funksionojë edhe nëse provoni çdo natë para se të flini mund të keni efekte pozitive.

Këto janë hapat që duhet të ndiqni:

1: Nxjerrni plotësisht frymën përmes gojës suaj.
2: Mbyllni gojën dhe thithni ajrin me hundë duke numëruar në mend deri në 4.
3: Mbani frymën duke numëruar në mend deri në 7.
4: Nxjerrni frymën ngadalë nga goja duke numëruar në mend deri në 8.
5: Ky është një cikël dhe përsëritni edhe 3 herë duke kryer kështu 4 cikle.

Kjo metodë ka rezultuar e suksesshme dhe sipas Dr.Andrew Weil duhet të praktikohet një herë gjatë ditës dhe njëherë para gjumit, e pastaj mund të ketë efekt./Lajmi.net/