Kjo do të ndodhë në ndeshjen Turqi – Kosovë

Fadil Vokrri ka parashikuar duelin e ardhshëm kundër Turqisë, në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018.

Lajme

12/10/2016 15:36

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka parashikuar duelin e ardhshëm kundër Turqisë, në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

“Turqia ka bërë një ndërrim gjeneratash. Është një ekip i ri i cili nuk ka startuar mirë, po ashtu sikurse ne”, tha Vokrri në një intervistë për Anadolu Agency (AA), përcjell “Lajmi.net”.

“Mirëpo Turqia është një superfuqi në futbollin evropian me vite të tëra, është në majat e futbollit evropian dhe mendoj se do të jetë një takim i vështirë.

Mirëpo, sigurisht që edhe ne do të kujdesemi që të mos humbim në mënyrë të lehtë dhe naive”, shtoi ai.

“Sigurisht që Turqia do të luajë me të gjitha forcat që ta fitojë këtë ndeshje por edhe ne do t’i kundërvihemi me forcat tona”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.