Kjo do të jetë mënyra e re e pagesave në “Amazon”

Amazon dëshiron që të jeni në gjendje për të autorizuar një transaksion me një selfie, kështu që tani ju do të keni mundësinë që të paguani me anë të një fotoje.

Auto & Tek

17/03/2016 00:09

Aplikimi i Amazon për patentën e kësaj teknologjie, e parë fillimisht nga Re/Code, është paraqitur të enjten. Patenta përshkruan përdorimin e një aparati fotografik për të identifikuar një përdorues duke përdorur njohjen e fytyrës dhe më pas verifikimin se ata janë real duke i pyetur ata për të kryer një veprim.

Patenta ka të bëjë me nevojën për përmirësimin e sigurisë përreth këtyre sistemeve elektronike që ju lejojnë për të blerë artikuj me një klik. Është e mundur për të marrë fjalëkalimin e dikujt në llogarinë e tij ose të saj në Amazon, por duke përdorur njohjen e fytyrës vështirësohet puna për hakerat dhe hajdutët që duan të vjedhin llogaritë tuaja./lajmi.net

AmazonPatent1