Kjo super-veturë është e dedikuar vetëm për femra (Foto)

Kjo veturë ka edhe mbështetëset e kokës të personalizuara.

Auto & Tek

04/04/2017 11:19

Auto Shangai do të hapet nga data 19-20 Prill dhe në të do të ekspozohet një veturë e veçantë e emëruar si ‘Nunsheng’, transmeton Express.

Sipas CarNewsChina, kjo fjalë përkthehet si ‘Goddess’ që ka kuptimin e një femre të famshme e cila admirohet nga masa të gjëra.

Kompania e famshme Zoyte, ka ndërtuar këtë model SR9 i cili përveç se është i lyer me ngjyrë rozë nga jashtë, në brendësi të saj dominon po ashtu ngjyra rozë dhe ajo e bardhë.

Ky edicion special SR9 nga Zoyote do të ketë motor 2.0-litër turbo me 190 kf.