Kjo shpjegon debaklin e Arsenalit (Foto)

Arsenali kapitulloi ndaj Monacos në Emirates duke u mposhtur me rezultat 3:1. Dhe, kjo fotografi shërben si shpjegim se çka shkoi keq për londinezët.

Sport

26/02/2015 11:24

Arsenali është skuadër me qasje sulmuese, ku secili futbollist dëshiron të shkojë përpara për të shënuar gol.

Por, kjo fotografi nga dueli kundër Monacos në Emirates në kuadër të Ligës së Kampionëve tregon dobësinë e Arsenalit në mbrojtje.

Skuadra londineze ishte në disavantazh 1:0, derisa po zhvillohej minuta e 53-të.

Me aq shumë kohë deri në fund, dhe një duel të kthimit për të zhvilluar, por në pjesën e fushës së Arsenalit ishte vetëm Laurent Koscielny.

Monaco realizoi nga ky rast në ndeshjen që në fund e fituan me rezultat 3:1.