Kjo shofere sikur do me qëllim të aksidentohet (Video)

Ky është momenti ekstrem, kur një vozitëse e paemëruar shkruante me laps në fletoren e vënë mbi timon, derisa lëvizte në trafikun e mëngjesit në Mançester të Anglisë.

Auto & Tek

18/04/2018 00:41

Të pranishmit e kanë filmuar shoferen, teksa ishte më shumë e fokusuar në shënime se sa në rrugë, ndërsa lëvizte me mbi 100 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Pas postimit të pamjeve në Twitter, reaguan shumë përdorues, duke kërkuar ta ndalojnë dhe t’i jepet dënimi i merituar.

Nuk kaloi gjatë dhe policia e asaj zone, konfirmoi se po bëjnë hetime, për ta identifikuar shoferen e makinës Audi, që kreu veprime të palejueshme gjatë ngasjes.

YouTube player