Kjo shenjë e horoskopit është më e bukura!

A keni pyetur ndonjëherë se cila është shenja më e bukur në horoskop, përkatësisht cilët njerëz nga harta e zodiakut janë më të bukurit?

Lifestyle

19/12/2016 09:22

Me siguri pyetjen e keni konsideruar të pakuptimtë, mirëpo dikush jo, andaj ka bërë analizën dhe ka arritur këto rezultate.

Shenja më e bukur është Peshorja! – transmeton Telegrafi.

Falë ndikimit të Venerës, Peshoret kanë fizionomi më të bukura, fytyra u është ovale, e drejtë dhe joshëse, ndërkaq hunda e shkurtër dhe e lëmuar.

Buzët i kanë të plota, joshëse dhe me nuanca të errëta. Sytë i kanë shpesh shumë joshës – kureshtarë, sfidues, enigmatikë.

Peshoret në të shumtën e rasteve kanë trup të harmonishëm, në rini shumë proporcionale, ndërkaq në vitet e mëvonshme kërdhokulla dhe ijë potencialisht të mëdha.

Flokët mesatare të Peshores janë të gështenjta, të zeza, të bujshme dhe cilësore.

Edhe në shikim, edhe në prekje flokët rrezatojnë ngrohtësi dhe butësi.

Peshorja kujdeset për rregull dhe elegancë, duke u përpjekur që të lërë përshtypje të mirë në çdo rast.

Pos Peshores tipike, dukja e jashtme e së cilës është nën ndikimin e Venerës, ekziston edhe Peshorja e Saturnit, fytyra e së cilës është me vija të mprehta, të lakuara apo me hundë të mprehtë dhe të ngushtë, sy dinake.

Trupi i Peshoreve të këtilla është më me shumë muskuj dhe i madh, gjë që shpreh ambiciet e tyre luftarake.