Kjo seks bombë ha 22 hamburgerë brenda një ore, dhe prapë është seksi (Video)

Bukuroshja nga Zelanda e Re, Nela Ziser ka ngrënë 22 hamburgerë ende pa kaluar një orë. Ajo këtë veprim të saj e ka xhiruar me kamerë dhe videon e ka postuar në internet, duke u shndërruar në një hit.

Fun

12/11/2015 17:33

Nela për më pak se 60 minuta, brenda vetes ka futur 12 mijë kalori, ndërsa ka ngrënë ushqim me peshë 4.8 kilogramë.

“Jam e lumtur. Kam menduar se do të arrij t’i ha më së shumti 18-19 hamburgerë. Ky është ushqimi më i madh që kam ngrënë përnjëherë në jetën time”, ka deklaruar Nela, e cila përveç ushqimit, ka pirë edhe Coca Cola.

Ajo kishte përgatitur 30 hamburgerë, por tetë nuk kishte mundur t’i hajë. Është çudi që edhe përkundër këtij oreksi të madh, ajo është një seks-bombë e vërtetë. Përndryshe ajo është një modele./zeri

YouTube player