Kjo rrogë e çmendur e largon Neymarin nga Barcelona

Neymar është i gatshëm të largohet nga Barcelona pas një oferte rekorde nga Paris Saint-Germain.

Sport

28/05/2016 10:19

Paris Saint-Germain ka bërë gati një ofertë rekorde për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Neymar.

Klubi kampion i Ligue 1 është i gatshëm të paguajë 190 milionë euro për blerjen e reprezentuesit brazilian, ka bërë të ditur “Ok Diario”, përcjell “Lajmi.net”.

Por, rekorde është edhe paga e ofruar për ish futbollistin e Santosit.

Paris Saint-Germain i ka ofruar Neymarit rrogë vjetore prej – besoni apo jo – 25 milionë euro, në kontratë afatgjate prej katër ose pesë stinorësh.

Andaj, Neymar mund të jetë pasardhës i Zlatan Ibrahimovic në Parc des Princes.