Kjo recetë me vaj kokosi është më e mirë se çdo pastë e dhëmbëve

Një studim i kryer së fundmi në Institutin Athlone ka dëshmuar se vaji i kokosit është produkti më i mirë mes vajrave natyral që përdoren për kujdes dental.

Lifestyle

28/12/2016 20:42

Vaji i kokosit vlerësohet si agjent i mahnitshëm antibakterial dhe parandalon rritjen e baktereve në gojë. Veç kësaj, e parandalon edhe prishjen e dhëmbëve, e cila shkaktohet nga bakteret e ndryshme, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësi i këtij studimi, Damineb Brady ka deklaruar se vaji i kokosit mbetet ndër alternativat më të mira të produkteve dentare, pasi që lufton infeksionet mikrobare dhe ju mbron nga përbërësit që gjenden në pasta të dhëmbëve.

Një pastë të lehtë me vaj kokosi mund ta përgatitni edhe në shtëpinë tuaj, nëse veç dëshironi të keni një buzëqeshje të bukur dhe të shëndetshme.

Përbërësit:

– Dy apo tri lugë gjelle sodë buke

– Gjysmë gote vaj kokosi

– 15 deri në 30 pika vaj limoni

Përgatitja është shumë e thjesht: përzieni të gjithë përbërësit dhe përdoreni si pastë normale.