Kjo që thotë Marquez nuk do t’i pëlqejë Rossit – Lajmi.net
Kjo që thotë Marquez nuk do t’i pëlqejë Rossit
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 7:17, 20 April 2018
Marc Marquez nuk pendohet për aksidentin e tij me Valentino Rossin.

Marc Marquez duket se nuk është penduar aspak për atë gjest të gabuar në pistë, duke nxjerrë nga pista Valentino Rossin. Piloti spanjoll i Honda-s tha se i kishte kërkuar ndjesë italianit, por shprehu bindjen se do të tentojë sërish të njëjtën gjë.

“Në atë episod gabova dhe i kërkova falje Valentinos. Bëra gjithçka që munda dhe do të tentoj sërish ta bëj. Ky është stili im i të garuarit, kërkoj gjithmonë të shkoj në limite”, deklaroi piloti spanjoll.

Marquez më tej ‘thumboi’ kolegun e tij italian, duke thënë se nuk ka aspak frikë kur është mbi motor dhe në pistë.

“Rossi ka frikë kur është në pistë? Unë nuk kam frikë. Nuk kam pasur kurrë kur kam qenë mbi motor”, tha Marquez.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO