Kjo që i ndodhi Lopeteguit, nuk kishte ndodhur kurrë te Zidane

Real Madrid me një bilanc të çuditshëm më humbjen nga Atletico Madrid në Superkupën e Evropës.

Sport

16/08/2018 07:35

Real Madrid u befasua nga Atletico Madrid duke u mposhtur me rezultat 2:4 në Superkupën e Evropës.

Humbja është e dhimbshme për skuadrën e “Los Blancos” dhe trajnerin e ri Julen Lopetegui.

Real Madrid pësoi katër gola, një statistikë aq negative e që në fakt nuk i kishte ndodhur kurrë derisa Zinedine Zidane ishte në postin e trajnerit, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Në 149 ndeshjet si trajner me Zidane, Real Madrid pësoi më së tepërmi tre gola. /Lajmi.net/