“Kjo që bëri Juve është e tmerrshme”

Gary Lineker ka kritikuar ashpër Juventus. Ish-lojtari i Tottenham, Leicester Everton dhe Barcelona nuk ka qenë i kënaqur me atë që ka postuar klubi italian në Twitter.

Sport

06/10/2018 08:22

“Ronaldo ka treguar profesionalizëm të madh dhe seriozitet në këto muajt e fundit.

“Ai duhet nga të gjithë këtu dhe kjo histori ka ndodhur 10 vite më parë. Opinioni ynë nuk do të ndryshojë mbi këtë çështje…”

Gary Lineker nuk duket shumë i kënaqur teksa ka shkruar në Twitter: “Le të shohim se çfarë do të ndodhë në aspektin ligjor, por ajo që bëri Juve është e tmerrshme…”

Ronaldo akuzohet se ka përdhunuar një femër në Las Vegas 10 vite më parë dhe aktualisht është nisur një investigim mbi këtë çështje.