Kjo po që është befasi e madhe: Mourinho, trajner i gjigantit evropian

Jose Mourinho është duke e shijuar pushimin, pas shkarkimit nga Manchester United.

Sport

13/01/2019 09:12

Jose Mourinho u shkarkua në fund të vitit të kaluar, pas rezultateve të dobëta te Manchester United.

Trajneri portugez është duke pushuar aktualisht, ndërsa shumë skuadra i duan shërbimet e tij, përcjell lajmi.net.

Benfica ka tentuar transferimin e Mourinhos, mirëpo ky i fundit e ka refuzuar kalimin atje.

Real Madrid është në negociata me portugezin që ishte trajner prej vitit 2010-2013.

Madrilenët duan ta rikthejnë atë në skuadër, duke parë ecurinë e dobët të Santiago Solarit.

Mourinho thuhet se ka pranuar të jetë trajner i Real Madridit, por që ai do t’i transferojë lojtarët që do ai dhe largimet që do të ndodhin me arritjen e tij. /Lajmi.net/