Kjo pije ulë rrezikun për zhvillimin e kancerit të prostatës

Kanceri i prostatës është një sëmundje e cila kohët e fundit është shtuar me ritme të shpejta në vendin tonë.

Lifestyle

30/03/2016 01:34

Por, edhe përkrah këtij fakti shqetësues, informimi mbi mundësinë e parandalimit të kësaj sëmundje tek meshkujt shqiptarë është ende në nivele të ulta, kjo që po ndikon në shtimin e pacientëve të prekur nga kanceri i prostatës.

Një studim i ri ka treguar se konsumimi i kafes parandalon zhvillimin e kancerit të prostatës. Studimi është kryer tek 550 mijë meshkuj në botë dhe është konstatuar se rreziku nga ky lloj kanceri ulet për 2.5% për çdo dy filxhanë kafe shtesë në ditë.

Kërkuesit shkencorë tek universiteti spitalor Tongji në Shangai analizuan rezultatet e 13 studimeve që janë marrë me këtë rast, dhe arritën në përfundim se konsumuesit e kafes kishin 24% më pak shansa vdekje nga kjo sëmundje nëse diagnostifikohet në faza të hershme.

Kafja përmban disa substanca që mendohet të jenë antioksiduese dhe anti-inflamatore  si cafestol dhe kahweol, që parandalojnë rritjen e qelizave kancerogjene./shendeti