Kjo pije që e keni në shtëpi lufton sëmundjet e harresës

Kinezët zbulojnë pijen që lufton sëmundjet e harresës.

Lifestyle

18/04/2017 03:04

Konsumi i rregullt i çajit mund të zvogëlojë rrezikun e humbjes së kujtesës me 50%, sipas një shkencëtari në Universitetin “Medical” të Singaporit.

Studimi ka përfshirë 957 kinezë të cilët rregullisht konsumojnë çaj.

Sipas hulumtimit, konsumi i përditshëm i çajit zbut rrezikun e problemeve të humbjes së kujtesës.

Sa për grup-moshën që ka rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimer’it, është ajo prej 40 deri në 70 vjeç.

Për këtë arsye preferohet që gjatë ditës të pini 4 çaja, kryesisht duhet të jenë sa më të lehtë si p.sh çaj nga lulja e kamomilit, çaj të bardhë dhe çaj mente.