Kjo perime magjike i mbron mushkëritë tuaja nga sëmundjet

Me mijëra njerëz diagnostikohen me sëmundje të mushkërive çdo javë, duke i renditur kështu si nga sëmundjet më të përhapura të këtyre viteve të fundit, mirëpo një dietë e pasur në produkte bimore mund të ulë rrezikun e zhvillimit të tyre .

Lifestyle

17/03/2018 15:38

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në minimizimin e efekteve negative të tymit të duhanit në ADN-në e njeriut.

Poashtu një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin e përkeqësimit të gjendjes. Ky është një lajm shumë i mirë për miliona njerëz që vuajnë nga SPOK dhe sëmundje të tjera të mushkërive.

Në një studim janë marrë duhanpirës dhe iu kërkuan që të konsumonin 25 herë më shumë brokoli se doza mesatare. Krahasuar me duhanpirësit që nuk e konsumonin brokolin, ata të cilët ndoqën këshillën e shkencëtarëve kishin 41% më pak mutacione të ADN-së në enët e gjakut pas 10 ditësh.

Pra, brokoli rrit aktivitetin detoksifikues të enzimave në mëlçi, duke ndihmuar kështu në eliminimin e karcinogjeneve. Prandaj, përveç se të hiqni dorë nga duhani, përpiquni të konsumoni edhe më shumë perime si brokoli, lakra dhe lulelakra për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme. /Lajmi.net/