Kjo pemë 390 vjeçare i ka mbijetuar edhe bombës atomike |FOTO|

Moses Weisberg ishte duke ecur me bicikletën e tij ndërmjet oborrit të kopshtit botanik në Washington kur e vërejti një pemë në formë këpurdhe, gjëja e parë që i kishte rënë në sy ishte trashësia e trungut, diametri afërsisht rreth 40 cenitmetër, dhe kurora e saj e shëndoshë, e çuditshme kjo për një pemë të vjetër 390 vjeç.

Fun

05/08/2015 13:57

Por vetëm kur ai e kishte mësuar storjen e plotë të këtij druri, një pishë japoneze e dhuruar për kopshtin botanik rreth vitit 1976, me këtë fakt ai ishte habitur. Kjo pemë kishte qenë pjesë e një kopshti botanik në Japoni dhe jo vetëm që ishte më e vjetra e atij koleksioni, por ajo i kishte mbijetuar edhe bombës atomike ‘Little Boy’ e cila ishte lëshuar në Hiroshimë, Japoni – gjatë luftës së dytë botërore.

Kjo pemë ishte dhuruar nga një ekspert i drunjve bonsai i cili quhetj Masaru Yamaki, dhe ky informacion ishte mësuar vetëm kur dy vëllezër nga japonez të cilët ishin duke vizituar Washingtonin ndaluan në kopshtin botanik për të parë pemën e dhuruar nga gjyshi i tyre. /lajmi.net