Kjo nuk pritej: Balotelli po kalon te skuadra e njohur në Serie A

Mario Balotelli me shumë gjasë po rikthehet në Serie A.

Merkato

22/01/2019 08:46

Marseille duket se ka dështuar ta transferoj Mario Balotellin, andaj ky i fundit duket se ka gjetur skuadrën e re.

Sulmuesi italian po rikthehet në Serie A, pasi tashmë ka marrë një ofertë tejet të majme, përcjell lajmi.net.

Balotelli po transferohet te Sassuolo, si zëvendësues i Kevin-Prince Boateng.

Sulmuesi ganez kaloi te Barcelona dje (e hënë), ndërsa skuadra italiane e do Super Marion në skuadër. /Lajmi.net/