Kjo nuk është hera e parë që arrestohet Leci, shikoni çfarë kishte bërë edicionin e kaluar

Liridon Leci u arrestua dje nga Policia e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Besës dhe Prishtinës.

Sport

01/05/2017 13:43

Në raportin e policisë thuhet se Leci është ndalur në arrest prej 48 orësh për shkak të “sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda stadiumit “Shahin Haxhiislami” të Besës.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Leci arrestohet nga policia. Mbrojtësi i majtë ishte ‘kapur’ edhe edicionin e kaluar teksa luante për Hajvalinë.

Pas ndeshjes ndërmjet Hajvalisë dhe Dritës, Leci kishte tentuar ta sulmojë vëzhguesin e ndeshjes dhe ishte dërguar në stacionin policor, shkruan Gazetasheshi.com.

Në atë duel, Leci nuk kishte pasur të drejtë lojë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq. Mirëpo, lojtari ishte liruar në procedurë të rregultë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy