Kjo nënë tregon me një fotografi atë çfarë miliona nëna nëpër botë kalojnë pas lindjes (Foto)

Një nënë e re ka postuar së fundmi një foto në instagram për të treguar se është mirë të jetohet në lëkurën reale, sido që është ajo.

Lifestyle

16/01/2017 15:44

Aleksandra Kilmurej ka postuar së fundmi një foto në instagram për të treguar anën e errët të të qenurit nënë, përcjellur me një mesazh që tregon se çfarë i pret nënat pas lindjes, shkruan telegraf.rs, transmeton lajmi.net

Aleksandra nga Florida, është e lumtur në martesën e saj me Brian dhe kanë dy fëmijë, njëri është 18 muaj dhe tjetri pesë muaj.

Që nga koha kur i lindi të dy fëmijët, trupi i saj dhe mendja kanë pësuar ndryshime të cilat për të kanë qenë të vështira në përballim.

Në fakt, në instagram ajo ka zbuluar se i duhet 18 muaj që të pajtohet me trupin e saj, të mos qajë sa herë që ta shikojë veten në pasqyrë, përmes fotos, shtrirë në shtrat me njërin nga bijtë e saj.

Brenda pak ditëve, ajo ka marrë qindra pëqlime dhe komente pozitive.

Përveç të tjerash, Aleksandra ka shkruar:
“E di se dikush mund të mendojë “për kë e kam postuar këtë foto”, por më janë dashur 18 muaj që ta sjell në jetë, 18 muaj për ta bindur veten të mos qaj sa herë ta shoh veten në pasqyrë dhe 18 muaj që të rifilloj të ndihem e bukur me lëkurën që e kam.” /Lajmi.net/