“Kjo mund të jetë videoja ime e fundit”: “Princesha e Dubait” arratiset drejt lirisë, duke postuar një video-mesazh (Video)

Një vajzë e cila pretendon se është e kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndarë një video që besohet se është realizuar vetëm disa ditë para se ajo të zhdukej.

Fun

15/03/2018 19:40

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sheikha Latifa, 33 vjeçe, besohet të jetë zhdukur në brigjet e Goa, Indi, me amerikanin Herve Jaubert në një përpjekje për të shpëtuar nga kontrolli i babait të saj Sheikh Mohammed.

Siç thuhet më tej, vajza e udhëzoi avokatin e saj të ngarkonte videon në YouTube, nëse ajo do të zhdukej ose do të vdiste.

Në një video, ajo mund të shihet duke ju drejtuar aparatit ku ajo përshkruan jetën e saj si një nga 30 fëmijët e sunduesit arab dhe planet e saj për t’i shpëtuar familjes mbretërore të Dubait.

“Po e bëj këtë video sepse kjo mund të jetë videoja e fundit që bëj”, thotë ajo.

“Shumë shpejt do të largohem disi. Nuk jam i sigurt për rezultatin, por unë jam 99 për qind pozitiv që kjo mund të funksionojë”.

Ajo përshkruan se si ishte burgosur në vitin 2002, për shkak se më parë po përpiqej të arratisej dhe pretendonte se ishte ndaluar për tre vjet.

Latifa thuhet se dërgoi përfaqësuesin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, Radha Stirling, një mesazh në 4 mars duke u lutur për ndihmë.

“Radha, ju lutem më ndihmoni, ka njerëz jashtë”, shkroi ajo para se të pretendonte të dëgjonte të shtëna armësh.

E zonja Stirling thotë se Latifa së pari e ka kontaktuar atë më 26 shkurt duke pretenduar se ajo kishte ikur nga Dubai pasi kishte pretenduar se ishte torturuar për të ndihmuar edhe motrën e saj të largohej.

“Unë jam duke pritur për një jetë më të mirë, një fillim i kapitullit të ri në jetën time”, thotë Latifa para kamerës.

“Nuk ka asnjë arsye për të qëndruar në Dubai”.

Zonja Stirling raportoi zhdukjen e Latifës në policinë e Mbretërisë së Bashkuar pasi u shqetësua për sigurinë e saj.

Thuhet se informacioni mbi Latifa dhe Jaubert është dërguar në Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe Interpol për hetime të mëtejshme. /Telegrafi/